Shqiperia

Web Name: Shqiperia

WebSite: http://www.mediationalb.org

ID:312163

Keywords:

Shqiperia

Description:


Fushat e veprimtarise

Trajnime, Informim & Ndërgjegjësim

FZKPM ofron trajnime në fushën e menaxhimit dhe transformimit të konflikteve, ndërmjetësimit, drejtësisë restauruese. Ndër vite janë organizuar trajnime, takime të shumta sensibilizuese me grupe të ndryshme si, gjyqtarë, prokurorë, oficerë policie, avokatë, ndërmjetës, pushtetin vendor, mësues, nxënës, etj. Ndërmjetësimi është promovuar gjithashtu dhe përmes medias së shkruar dhe elektronike.

Shërbimi i ndërmjetësimit

Shërbimi i ndërmjetësimit ofrohet nga ndërmjetësit tanë profesionalë dhe të kualifikuar. 19 ndërmjetës janë të regjistruar nën subjektin juridik të FZKPM-së nga Komisioni Kombëtar për Licencimin e Ndërmjetësve. Ndërmjetësit tanë ofrojnë shërbimin në përputhje me ligjin për ndërmjetësimin dhe në bazë të parimeve të Kodit të Etikës së Ndërmjetësit të Fondacionit. Ne ofrojmë shërbimin e ndërmjetësimit në çështje civile, familjare dhe penale, sipas ligjit. Nëse keni nevojë për ndihmesën tonë, ju lutemi na kontaktoni, dhe do t’ju ofrojmë shërbim cilësor të ndërmjetësimit.

Drejtësia restauruese

Drejtësia restauruese, një qasje alternative në zgjidhjen e pasojave që vijnë nga kryerja e një vepre penale, po promovohet, zhvillohet dhe zbatohet në mbarë botën. FZKPM, në bashkëpunim me aktorët institucionalë dhe me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm ka zbatuar projekte për promovimin dhe zbatimin e kësaj alternative edhe në Shqipëri, veçanërisht për të miturit.

Programi i ndërmjetësimit në shkolla

Edukimi i brezit të ri me kulturën e paqes, tolerancës, mirëkuptimit, respektimit të diversitetit, dhe zgjidhjes së konflikteve përmes ndërmjetësimit ka qenë ndër komponentët kryesorë të FZKPM-së që prej krijimit të tij. Aktualisht programi po zbatohet në 19 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në 9 rrethe të vendit, me mbështetjen e Save the Children dhe programit SACP.

Studime

Ndër vite, FZKPM, ka kryer shumë studime në lidhje me tema të ndryshme në fushën e demokracisë, zgjidhjes së konflikteve, ndërmjetësimit, drejtësisë restauruese, harmonisë fetare, etj. Për më shumë informacion për studimet e kryera nga FZKPM, shikoni rubrikën e publikimeve.
Trajnime/ Informim dhe ndergjegjesim

Trajnim për punonjës të shërbimit të provës - Janar 2017


Cikël trajnimesh për ndërmjetës në bashkëpunim me Slynn Foundation - UK


Trajnime, Informim & Ndërgjegjësim


Te rejat e fundit

Thirrje për shprehje interesi - Pjesëmarrje në "Trajnim i Trajnerëve në Fushën e Ndërmjetësimit", 14-16 Qershor 2022

09/05/2022

Thirrje për Mentor Integrimi - Shkodër, Pukë

15/02/2022

Institucionet e drejtësisë, zbatimit të ligjit dhe ato shërbimofruese bëhen bashkë për trajtimin e rasteve të fëmijëve në konflikt a kontakt me ligjin

15/12/2021


KUSH JEMI

Fondacioni shqiptar "Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve" (FZKPM) u themelua në dhjetor 1995 nga një grup specialistësh të drejtësisë, sociologjisë dhe kulturës. Fondacioni është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, jofetare dhe e hapur për bashkëpunim me shoqata, fondacione dhe organizata të tjera.

FZKPM-ja jep ndihmesën për demokratizimin e shoqërisë shqiptare nëpërmjet zgjidhjes me ndërmjetësim e pajtim të mosmarrëveshjeve që lindin nëpërmjet individëve apo grupeve sociale.

Përse të na zgjidhni ne

Fondacioni "Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” ka një përvojë 25-vjeçare në zhvillimin dhe promovimin e alternativës së ndërmjetësimit në Shqipëri.
Përgjatë viteve, grupi ynë i ekspertëve ka trajnuar një numër të madh ndërmjetësish, të cilët ofrojnë një shërbim cilësor në çështjet civile, familjare dhe penale.
Ne kemi përvojë të gjerë në zbatimin e programeve të zgjidhjes së konflikteve në shkolla; kryerjen e studimeve, organizimin e trajnimeve me ekspertë vendas e ndërkombëtarë; botimin e një sërë librash e manualesh në fushën e ndërmjetësimit dhe zgjidhjes së konflikteve.

Na ndiqni edhe këtu

FZKPM është organizatë profesionale, që kontribuon në ngritjen e kapaciteteve për zgjidhjen paqësore të konflikteve përmes metodës së ndërmjetësimit dhe ndryshimeve demokratike në Shqipëri.

LinkedIn

Facebook

Zyrat tona

Fondacioni Shqiptar
"Zgjidhja e Konflikteve
dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve"

Adresa: Rruga "Him Kolli", Pallati P.F.Trade,
Nr.5, Tirane, Albania

Cel: +355 68 20 23 882
E-mail:mediation@afcr.al

© FZKM sh.p.k 2005 - 2022

TAGS:Shqiperia

<<< Thank you for your visit >>>

Websites to related :

ads

Hot Websites